Monedha evropiane arrin në nivelin më të ulët të dekadës së fundit

Monedha evropiane arrin në nivelin më të ulët të dekadës së fundit

Sipas të dhënave të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë rezulton se një euro po shkëmbehet me 122 lekë duke arritur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit.

Zhvlerësimi pritet të vazhdojë edhe më tej, pasi për festave pati një fluks i emigrantëve që u kthyen në atdhe.

Aktualisht Banka e Shqipërisë ka ndërprerë operacionin e blerjes së eurove në treg duke argumentuar se një monedhë e dobët do të jetë një standard i ri në ekonominë shqiptare.

Edhe ekspertët kanë sugjeruar që Banka e Shqipërisë të mos ndërhyjë në blerjen e eurove në treg pasi kjo nuk do të zgjidhte situatën e krijuar.

Ndërkohë ata që përfitojnë nga kjo situatë janë qytetarët të cilët i kanë kreditë në monedhën evropiane pasi ata paguajnë më pak për këstet mujore. Po ashtu edhe qeveria shqiptare që paguan më lirë interesat e borxhit të jashtëm.  Ndërkohë  një euro e dobët dëmton rëndë eksportet shqiptare të cilët kanë pësuar humbje të mëdha.

Efekte në nënçmimin e euros mendohet se  ka pasur gjithashtu edhe nisma e Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin e ekonomisë shqiptare e cila ka dhënë efekte psikologjike por njëkohësisht edhe një shmangie më të madhe të aktorëve të tregut ndaj monedhës evropiane.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: