Modestia e çiftit Xhaka, as vendi dhe as koha për luks të tepruar

Modestia e çiftit Xhaka, as vendi dhe as koha për luks të tepruar
Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij festojnë 4-vjetorin e lidhjes

Modestia dhe thjeshtësia përmenden shpesh si një ndër virtytet më të larta të njeriut. Kjo thjeshtësi haset edhe brenda një prej familjeve më të famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për Granitin, vëllain tjetër të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhakës dhe bashkëshorten e tij.

Edhe pse sot një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares zvicerane, gjithashtu pjesë e rëndësishme e Arsenal në Premier League, në jetën private, përmes fotove që “Albanian Free Press” siguroi, Xhaka shfaqet dukshëm modest në jetën e tij private krah bashkëshortes me origjinë shqiptare, Leonita Lekaj.

Në mesjavë ata festuan katër vjetorin e zyrtarizimit të lidhjes së tyre, ndërkohë që gjatë pauzës së pushimeve çifti ka preferuar të kalojë disa pushime në Alpet e Zvicrës.

Jeta e tyre e përditshme shoqërohet me një kafe në një bar të zakonshëm, e ngjashme thuajse me atë të shumë të rinjve të tjerë të zakonshëm shqiptarë.