Ministri sllovak: Jemi kundër ndarjes së Kosovës, s’mbështesin shkëmbimin e territoreve

Ministri sllovak: Jemi kundër ndarjes së Kosovës, s’mbështesin shkëmbimin e territoreve
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak ka deklaruar se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Në një intervistë, Lajçak ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i mëshuar idesë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë.

“Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, tha ministri sllovak.

Sipas tij detajet janë ato që do ta sqaronin më mirë situatën, dhe kështu në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje, do të shihet nëse do të ketë më shumë përfitime apo do të jetë e kundërta. /l.k./

Marrë nga Tanjug

Shpërndajeni me miqtë tuaj: