MIKEL JANKU/ Futbolli në zi, ndërron jetë ish-portieri i Kombëtares së viteve ‘60

MIKEL JANKU/ Futbolli në zi, ndërron jetë ish-portieri i Kombëtares së viteve ‘60
Është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-portieri i Kombëtares shqiptare të viteve ’60, Mikel Janku.

Me profesion të parë pilot helikopterësh ushtarakë, Mikel Janku kreu studimet në ish-Bashkimin Sovjetik.

Më pas, djaloshi Janku iu dedikua sportit, ku gjeti vendin e tij në portë, fillimisht si portier i dytë pas të famshmit Sulejman Maliqati e më pas në formacionin bazë.

Janku ka mbrojtur portën e Partizanit në vitet 1962-1969 dhe atë të Kombëtares në vitet 1964-1967.

Për disa vite, Janku ka punuar edhe në media si gazetar sportiv. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: