Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Ai që është mësuar të kërcënojë, bëri gabimin fatal. Nuk shantazhojnë dot Presidentin

Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Ai që është mësuar të kërcënojë, bëri gabimin fatal. Nuk shantazhojnë dot Presidentin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Edi Rama para trupit diplomatik, i cili sulmoi Presidentin për mosdekretimin e kandidatit për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

"Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ishte mesazhi i Metës për Ramën.

Meta shton se “nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Në lidhje me akuzat e Ramës, Meta është përgjigjur se veprimi i tij është brenda kompetencave.

“Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, shkruan Presidenti Meta. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: