Meta dekreton ministrat e rinj, por jo zëvendësuesin e Ditmir Bushatit

Meta dekreton ministrat e rinj, por jo zëvendësuesin e Ditmir Bushatit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur mbrëmjen e sotme të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Edi Rama.

Por sërish nuk është dekretuar ministri i ri i Jashtëm, i propozuar nga Kryeministri Rama, Gent Cakaj.

Presidenti ka dekretuar mbrëmjen e sotme, ministren e re të Arsimit, atë të Kulturës, te Financave dhe Infrastrukturës.

U dekretuan:

1-Belinda Balluku, Ministre E Infrastrukturës Dhe Energjisë.

2- Anila Denaj, Ministre E Financave Dhe Ekonomisë

3- Besa Shahini, Ministre E Arsimit, Sportit Dhe Rinisë

4- Elva Margariti, Ministre E Kulturës

Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende shkarkimin nga detyra të ministrit Ditmir Bushati. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: