Messi e Fabregas blejnë aksione tek skuadra në pronësi të Pique

Messi e Fabregas blejnë aksione tek skuadra në pronësi të Pique
Viti 2019 do të jetë tepër emocionues për FC Andorra, një klub që sapo është blerë nga kompania "Kosmos" e mbrojtësit të Barcelonës, Gerrard Pique.

Skuadra e Grupit 2 në Divizionin e parë katalanas nuk do të jetë pronë vetëm e Pique, pasi sipas mediave spanjolle, aksioner tek Andorra do të jenë edhe Lionel Messi e Cesc Fabregas.

Me të marrë drejtimin e skuadrës, Pique ka zyrtarizuar  4 prurje të reja gjatë javës që lamë pas.

Synim i drejtuesve të Andorra është elita e futbollit profesional, ku fillimisht shpresojnë promovimin në Tercera, shkalla e katërt e futbollit spanjoll. /l.k./

Marrë nga www.marca.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: