"Mesjetë", shpërthen transformatori tek Universiteti Bujqësor i Tiranës

"Mesjetë", shpërthen transformatori tek Universiteti Bujqësor i Tiranës
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Transformatori ka shpërthyer brenda godinës duke shkaktuar një tymnajë të madhe. Pamjet janë publikuar nga anëtari I djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku.

“Jashtë çdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Mesjetë!”, shkruan Çollaku bashkëngjitur fotot.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: