Merkel në Athinë, përgëzon Tsipras për vendimin e emrit të Maqedonisë

Merkel në Athinë, përgëzon Tsipras për vendimin e emrit të Maqedonisë
Gjatë vizitës së saj sot në Athinë Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti veprimin e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras mbi emrin e ri të Maqedonisë. Sipas Merkel ky vendim nuk është vetëm në përfitim të Maqedonisë dhe Greqisë por të gjithë Europës.

“Kjo i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet një anëtare e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi ajo para se të përgëzonte kryeministrin grek për këtë vendim.

Nga ana tjetër, pas një takimi prej dy orësh me Merkel, Aleksis Cipras foli për një “marrëveshje model që do të sjellë stabilitet dhe rritje në rajon”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: