MERKATO/ Sadiku-Lugano: ëndrra “kushton” 700 mijë euro 

MERKATO/ Sadiku-Lugano: ëndrra “kushton” 700 mijë euro 
Sulmuesi shqiptar pas rikthimit po has probleme porsa i përket huazimit nga Levante, pas rikuperimit dhe rikthimit në fushë.

Ai kërkohet nga disa klube spanjolle të kategorisë së dytë dhe më tepër nga ish-ekipi zviceran i Luganos.

Por pavarësisht ujdisë dhe dëshirës së Luganos për shkak të rregullores së Federatës Spanjolle: që i ka ndaluar huazimet për Levante,  zbarkimin i mundshëm i Armando Sadiku te Lugano ka të ngjarë të mbetet një fantazi, një ëndërr për klubin dhe tifozët e tij.

Opsioni i vetëm do të jetë për të blerë kartonin e tij, vlera e të cilit është rreth 700.000 Euro).

Shpërndajeni me miqtë tuaj: