Mbytet studentja 19-vjeçare, trupi i pajetë u gjet në një valixhe pranë koshit të plehrave

Mbytet studentja 19-vjeçare, trupi i pajetë u gjet në një valixhe pranë koshit të plehrave
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Ukrainë pasi trupi i pajetë i një studenteje 19-vjeçare u gjet në një valixhe pranë koshit të plehrave.

Daria Bilous ishte vetëm 19-vjeçe dhe u gjet e përthyer në valixhe, ndërsa mbante veshur vetëm recipeta dhe xhinse.

Sipas të përditshmes “Mirror”, dëshmitarë thanë se kishin parë 5 meshkuj, të cilët e kishin braktisur valixhen në koshin e plehrave, përpara se të zhdukeshin.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se studentja kishte vdekur nga mbytja ndërkohë që kishte shenja dhune në qafë të kryera nga goditja me një send të fortë.

Valixhja me trupin e studentes u gjet nga një endacak, ndërsa banorët e zonës njoftuan policinë. 19-vjeçarja kishte festuar Vitin e Ri në Kiev dhe ishte rikthyer në Dniprop, në Ukrainën qendrore, ku studionte. Shkaqet dhe autorët e vrasjes së saj mbeten mister.

 

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: