“Mbulohen” bukuroshet!

“Mbulohen” bukuroshet!
Festat e fundvitit na risollën verën, në shumë aspekte, në lidhje me stilin dhe veshjen e personazheve publikë shqiptarë. Fustane glamour, dekolte tërheqëse, këmbë të gjata që shfaqen nga minifundi, madje edhe abronxatura që nuk janë aspak të stinës. Por ja që ngricat mbuluan vendin dhe rrjedhimisht, edhe bukuroshet tona dhe jo vetëm ato, nxituan të nxjerrin nga gardëroba pelushët, palltot, xhupat, kapuçat e të mbulohen kokë e këmbë. E ëmbël si gjithmonë, Çiljeta Xhilaga na shfaq në foto butësinë e peliçes së saj, veshur mbi golf e me kapuç të zi në kokë. Por edhe pse e mbuluar deri në grykë, ajo duket përsëri mahnitëse sepse kështu portreti bie më në sy. Pelush, këtë herë si insert në xhup të trashë, ka zgjedhur edhe Dorina Mema e në këtë valë është edhe këngëtarja e njohur Tayna që pozon nga Italia. Prezantuesja bukuroshe Elita Rudi, në ditët e fundit të shtatzanisë, nuk e lë pas elegancën, por përsëri nuk heq dorë edhe nga minifundi. Ajo bën një kombinim të çmendur të një fustani leopardat me një peliçe të verdhë por me këmbë zbuluar. Enca që mbulohet? Ja që ndodhi edhe kjo. Enca nuk i ka rezistuar dot të ftohtit dhe vesh fustan të trikotuar me viza të gjera, old fashion, edhe nga çizmet e bardha. Në këtë valë është edhe Greta Koçi e cila fustanet e trikotuar me motive me ngjyra, tipike për vende malore, i kthen këtë dimër në trend mjaft interesant. Ajo duket lozonjare dhe mjaft komode edhe pse e veshur trashë. Kiara bukuroshe përdor ekstremet, peliçe jashtë e poshtë saj veshur lehtë. Një provokim por shumë seksi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: