Mavraj “gjen strehë” te klubi i njohur gjerman

Mavraj “gjen strehë” te klubi i njohur gjerman
Pas pak muaj aventurë në Greqi, Mërgim Mavraj, mbrojtësi 32-vjeçar ka “gjetur strehë” te klubi i Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani.

Mavraj nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në futbollin grek dhe arsyet nuk i lidh me anën sportive.

Futbollist do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërorë që do të zhvillohet Spanjë.

Ingolstadti, që mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën 2, do të jetë skuadra e shtatë gjermane në karrierën e Mavrajt. /l.k./

Marrë nga www.liga2-online.de

Shpërndajeni me miqtë tuaj: