Maska e fytyrës me kafe

Maska e fytyrës me kafe
Kafja shpesh cilësohet shumë e dobishme për shëndetin tonë, por gjithashtu ajo ka një rol të rëndësishëm dhe në mirëmbajtjen e fytyrës sonë. Mjafton që ju të keni një lugë llum kafeje, 1 lugë vaj ulliri dhe disa pika limoni.

Për përgatitjen e kësaj maske bukurie është e nevojshme që pasi të keni pirë kafen turke, pjesën e fundit të saj mos e pini dhe merrni pjesën e trashë që ngelet në fund. Hidheni në një enë dhe shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Përgatitja:

Përziejini mirë përbërësit derisa të formohet një masë homogjene më pas aplikojeni në fytyrë për 5 minuta. Lajeni fytyrën dhe do të shikoni se fytyra juaj do të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, kjo është një maskë e cila përdoret një herë në javë dhe jep rezultate të menjëhershme.