Mario Mandzukiç firmos kontratën e re

Mario Mandzukiç firmos kontratën e re
Mario Mandzukiç ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë atë në Juventus deri në qershor 2022.

Lajmi jepet nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”, e cila shkruan se ylli kroat është i gatshëm të vijojë pjesën tjetër të karrierës së tij tek bardhezinjtë.

Maroi po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa këtë sezon ka kontribuar me 9 gola dhe katër asiste në 21 paraqitje.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit përfundonte në qershor të vitit 2020. /l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: