LSI, Vasili: Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës

LSI, Vasili: Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj duke sulmuar kryeministrin Rama.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se Rama është viktimë e injorancës së  vet dhe dashurisë për librat e Cakës.

Reagimi i Vasilit

Edi Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës !!!

I budallepsur nga injoranca e tij dhe nga dashuria e pafund për librat e Gent Cakës, Edi Rama gajasi sot tërë dynjanë me konvulsionet e shkollëpakësisë së tij.

I trashë juridikisht, i pagdhëndur etikisht dhe provincial shtetërisht, sot Edi Rama i lau duart nga autoriteti i kryeministrit duke u shndërruar thjesht në një ordiner, që ja ka zili edhe dinjitetit të Ver Llapës, qe se paku di ç'kërkon.

Me gjuhe të trashur, me mendim të çoroditur, me sjellje vulgare, me një banalitet kutërbues, Edi Rama është sot një model për tu përbuzur.

Përfaqësues i projekteve politike me të errëta dhe shpërdorimit mafioz ekonomik të pushtetit, sot Edi Rama me propozimin e Gent Cakës dëshmoi modelin e ligë klientelist dhe antishqiptar të tij, një model i urryer antiatdhe.

Sot refuzimi i Cakës ishte refuzimi i këtij modeli të ndyrë të ulur abuzivisht në karrigen e kryeministrit të  Shqipërisë, por edhe për fare pak kohë....

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: