LSI braktis këshillin bashkiak, socialistët miratojnë dhënien me koncesion të parkingjeve në Tiranë

LSI braktis këshillin bashkiak, socialistët miratojnë dhënien me koncesion të parkingjeve në Tiranë
Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasi shprehen se janë kundër dhënies me koncesion të administrimet të parkingjeve në kryeqytet, por ky veprim nuk ka zmbrapsur bashkinë të miratojë ndryshimet.

Numri dy i bashkisë, Arbën Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, këshilltarët e LSI-së vijuan rrugën e tyre. /l.k./

Foto Google