Lexoni sot, e shtunë 12 Janar 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e shtunë 12 Janar 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
META: RAMA, BËRE GABIM

FATAL QË MË KËRCËNOVE

Kryetari i shtetit, Ilir Meta i ka tërhequr vëmendjen dje kryeministrit, duke e konsideruar si gabim fatal, kërcënimin që sipas Metës, Rama i ka bërë drejtpërdrejt si President.

“Ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, prokurorë e gjyqtarë, profesorë dhe komisarë, opozitarë dhe dëshmitarë, bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, - thotë Meta në mesazhin që bëri dje publik. Akuza ndaj Ramës: Urdhërove falsifikimin e dokumenteve të sigurisë kombëtare

 

KOMISION HETIMOR PARLAMENTAR

Certifikata e sigurisë, Presidenti kërkon hetim për rastin “Cakaj”

 

REAGON KRYEMINISTRI

Rama: Metës i çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani!

 

ARGUMENTET

Edhe opozita dorëzon kërkesë për Komision Hetimor

Opozita: Komision Hetimor për shkeljen e ligjit nga DSIK, Zëvendësministri i Jashtëm Genti Cakaj dhe roli i Edi Ramës në këtë skandal që rrezikon  sigurinë kombëtare dhe të NATOS-s. Ashtu si pak orë më herët Presidenti Meta, edhe opozita dorëzoi dje në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

 

Katër çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita

 

Dalin listat e zgjedhësve për lokalet 2019, KQZ nxit qytetarët të kontrollojnë emrat e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mirë përgatitjes së procesit zgjedhor u kujton organeve të qeverisjes vendore detyrimin që u ngarkon Kodi Zgjedhor në procesin e përgatitjes dhe publikimit të listave zgjedhore, si një nga fazat e rëndësishme të procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019

 

Basha: Rama po kërkon të pushtojë edhe universitetet me polici

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se, po kërkon të pushtojë edhe universitetet me polici. Basha u shpreh se, veprimet e policisë ndaj studentëve janë aktet e një njeriu të rrezikshëm. “Dua të dënoj në mënyrë të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe dua t’i paralajmëroj të gjithë që nga polici më i thjeshtë deri tek ministri Lleshaj dhe Rama vetë për dhunën që po ushtron për pushimin e hapësirës. Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike. Një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm”, - tha Basha.

Rama: Trefish më pak taksa, më shumë investim dhe punësim

Një rrobaqepësi të vogël, të trashëguar nga familja, Endrita Botka ka arritur ta kthejë në një sipërmarrje për dizejnimin dhe qepjen e uniformave të personalizuara, me xhiro vjetore në mbi 80 milionë lekë, ndërkohë që këtë vit e ka nisur me synime të reja. Kryeministri Edi Rama ishte dje vizitor në këtë biznes, i cili, nga 1 janari i këtij viti përfiton uljen e tatim-fitimit nga 15% në 5%.

 

KRYETARJA E LSI-SË

Kryemadhi, “ftesë” Ramës: Tërhiqu, ndryshe do të tërheqin studentët!

 

OPINION

DY PYETJE PËR GENTIN!

Nga KLAJDA GJOSHA

Si ish Ministre e Integrimit dhe si nën kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme kam dashur shumë të njihesha me opinionet e tua në Komisionin e Jashtëm por edhe në Keshillin Kombëtar të Integrimit, ku ju nuk morët pjesë kurrë pavarësisht momenteve kyce që po kalon Shqipëria në këtë proçes historik dhe interesit që ju duhet të kishit treguar për të informuar këto instanca!

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË

Ambasadorët, kundër Ramës: Shkele Kushtetutën në rastin e shkarkimit të MPJ Bushati

 

KOMENT

PSE I DUHET DHËNË FUND PËRPLASJES PRESIDENT-KRYEMINISTËR

Nga ZEF MAZI

Kryeministri Edi Rama caktoi per minister te Jashtëm nje djale te ri të moshës 28 vjecare dhe nga Prishtina, pas shtate muajsh angazhimi ne ministrine e jashtme si zv.ministër. Këto orë për të po thuhet se paska njohuri te admirueshme, pavaresisht nga mosha. Kjo tregon në fakt metrin e gjykimit dhe standartin e vlerësimit të të emëruarve në shtetin e sotëm shqiptar. Del e qartë kësisoj sesi u bëkan vleresimet dhe si arrihet në konkluzione mbi karrierat dhe nivelin profesional të të emëruarve, qe te habisin per mendjelehtesine që bartin!

 

OFERTA E VETME

Tërhiqet “Kastrati”, Gjiknuri i jep me koncesion “Bamit” aeroportin e Kukësit

 

KALVARI ABSURD

Aeroporti që u ndërtua një herë nga arabët, por kurrë nuk u vu në punë

 

AMA: Transmetimet analoge nuk mbyllen më 15 janar 2019

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njoftoi dje (e premte) se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës parashikuar për në datën 15 janar 2019, shtyhet për në datën 1 Shtator 2019. Në këto dy qarqe, aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike, kjo metodë simultane transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019

Shpërndajeni me miqtë tuaj: