Lexoni sot, 11 janar 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, 11 janar 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
LUFTA RAMA-META PUSHTON DHE KOSOVËN

Presidenti rrëzoi Gent Cakën duke evidentuar se ka kryer shkelje penale duke mos u pajisur me certifikatë sigurie dhe duke bërë thirrje për ndryshim kufijsh në Ballkan. Kallëzim penal për kreun e DSK, “lumë” reagimesh pro Metës në Tiranë dhe Prishtinë. Rama reagon ashpër: Ju nuk jeni njerëz! “Albanian Free Press” zhvillon forum me opinionistët e saj të përhershëm, Roland Qafoku, Eduard Zaloshnja dhe Frrok Çupi: çfarë duhet të bëjë kryeministri në kushtet kur ministri më i rëndësishëm refuzohet dhe pasohet nga kallëzim për ndjekje penale?

 

FLET SHEFI I KABINETIT CICI

Meta i sugjeron Ramës: Meqë Cakaj qenka kaq i ditur, bëje ministër të Kulturës

Shefi i kabinetit të Presidentit të Republikës, ka folur rreth vendimit të Ilir Metës për të mos e dekretuar shqiptarin e Kosovës, Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, duke përmendur papërvojën e tij dhe deklaratat e tij pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

 

KOMENT

TIRANIA E PAKICËS

Nga FRROK ÇUPI

Jemi kthyer prapa; prapa ndoshta ngaqë prej vitit 1990 kur ia nisëm për herën e fundit, nuk bëmë dot Demokraci. Nuk bëmë dot as edhe një sistem tjetër vlerash e rregullash. Demokracia pa demokratë nuk reziston, ajo kthehet o në tirani, o në anarki, o në autokraci. Tani ja ku jemi, po na ‘shtyp’ edhe pakica:

 

KOMENT

“TURP”? PËR ÇFARË?

SONILA MEÇO

Si mundet të përkufizohen, përgjithësohen, acarohen, shpërdorohen marrëdhëniet e shqiptarëve këndej kufirit me ata të Kosovës nga mosdekretimi i argumentuar ligjërisht i ministrit me origjinë nga Kosova e me dy pasaporta prej Presidentit të Republikës?

Kush po do ta fryjë këtë lloj zjarri të rrezikshëm mes një kombi në dy shtete, duke na detyruar t’i kërkojmë falje Kosovës për “turpin” e madh? Në një kohë kur Serbia kryeneçe pret shkëmbim territori, arrin të lobojë deri në Bruksel e Uashington, pa e njohur Kosovën, pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës, çel kapituj negociatash ndërsa zyrtarët tanë të lartë s’dimë kur kanë shkelur për herë të fundit në Bruksel e në Kosovë shqiptarët janë izoluar prej mosliberalizimit të vizave.

 

OPINION

ÇFARË FSHIHET PAS GODITJES SË CAKËS NGA META

Nga ALFRED PEZA

Mosdekretimi nga ana e Presidentit, i Gent Cakës si ministër i Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shkak Kushtetues. Ai është thjeshtë njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e gabuar. Gent Caka është një sebep i madh, emri i të cilit nuk ka asnjë lidhje, me "argumentet" e Ilir Metës për të mos e dekretuar atë.

 

STRATEGJIA E RE

Studentët ngujohen në fakultete: Rama, plotëso kërkesat ose ik

Të rinjtë kanë bllokuar dyert e universiteteve. Reagon Rama duke i quajtur këto akte si maskarada, ndërsa ka bërë me dije se të gjitha universitetet kanë të dhënat për mbështetjen financiare që do t’u bëhet studentëve sipas kategorive. Nga sot, gati portali për punësimin e më të mirëve në administratë

 

PËRSIATJE

TRU NË FRIZER!

Nga JUELA MEÇANI

Të zhytur në politikë, në krizë ekzistenciale e me qindra probleme, as që e kapëm në kohë faktin që ky janar uli ndjeshëm temperaturat. E pas 27 viteve demokraci, pas shumë premtimesh, kronikash, nismash të lëna në mes, ngriti krye i njëjti problem. Shkollat tona, në pjesën më të madhe, janë pa ngrohje. E atyre që i përkasin brezit tim, ju kujtua menjëherë, me nostalgji, ajo soba me dru e në shuma raste me qymyr, që na ngrohte klasat e ku ne, në pushimin e madh, theknim bukën. Të varfër por gjithsesi të ngrohur.

 

INTERVISTA

Rezart Veleshnja: Në Shqipëri s’të prek njeri për fjalë, por vetëm për lekë

Redjan Stafuka: Si realizova ëndrrën e fëmijërisë 

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIXHIITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: