LETRA/ Tirana zyrtare fillon lobimin për çeljen e negociatave me BE-në

LETRA/ Tirana zyrtare fillon lobimin për çeljen e negociatave me BE-në
Tirana zyrtare fillon lobimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian në muajin qershor të këtij viti.

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ai i cili u është drejtuar me një letër të posaçme presidentit të Dhomës së Deputetëve Rumunë,  Nicolae-Liviu Dragnea dhe Presidentit të Senatit të Rumanisë, Calin Popescu-Tariceanu.

Në këtë letër, mes të tjerash ai i uron ata marrjen nga Rumania të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. “Shqipëria shpreh besimin e palëkundur se Rumania do të drejtojë me lidership të suksesshëm Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Europian. Presidenca e Rumanisë do të arrijë plotësisht prioritetet e saj, për një Europë konvergjente e kohezive, që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme; për një Europë më të sigurt, mikpritëse të emigrantëve dhe luftëtare kundër terrorizmit; për një Europë më të zgjeruar dhe më të fuqishme si aktor global; për një Europë që ndërton shoqëri bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, solidaritetit, kundër racizmit, intolerancës dhe popullzimit”, shkruhet në letrën e Ruçit drejtuar kryelegjislatorëve rumunë.

Duke shtuar se “Shqipëria është angazhuar maksimalisht për përmbushjen e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave të pranimit dhe unë shprehim besim tim të fuqishëm se Presidenca e Rumanisë, ashtu si deri tani, do të jetë në mbështetje të çeljes së negociatave në qershor 2019”.

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit shqiptar e ka ftuar Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Dragnea dhe Presidentin e Senatit, Popescu-Tariceanu të vizitojnë Shqipërinë gjatë muajve të parë të vitit 2019 dhe të vlerësojnë nga afër plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit për në Bashkimin Evropian.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: