Lagështia në rrugë, një e vdekur dhe dy të plagosur nga aksidenti në Lushnje

Lagështia në rrugë, një e vdekur dhe dy të plagosur nga aksidenti në Lushnje
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Lushnjë ku për pasojë një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Nga të dhënat e para raportohet se një mjet ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.

Mjeti tip BMË x5 me targa AA 858 CV doli nga rruga, ku një person humbi jetën ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere mbetën të plagosur.

Sipas policisë mjeti doli nga rruga si pasojë e shpejtesisë, por edhe prezenca e lartë e ujit në autostradë në bay- passin e Lushnjës.

"Në aksin rrugor Fier-Lushnje, shtetasi B.S, 53 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja M.S, 42 vjeçe si edhe është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit dhe shtetasja M.S, 51 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje", njoftoi policia

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: