Laçi merr nga Kroacia mesfushorin e ri

Laçi merr nga Kroacia mesfushorin e ri
Trajneri Besnik Prenga, ka siguruar transferimin në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit, talentin, Enis Çokaj, 19-vjeç.

I riu u mor nga Laçi si përforcim për gjysmën e dytë të sezonit, por edhe për një mundësi për mesfushorin.

Çokaj ka qenë tek ekipet e moshave të Shkëndijës së Tiranës, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë U-15.

I riu koplikas luan në qendër të mesfushës dhe bëhet lojtari i dytë që kurbinasit e marrin nga skuadra kroate. Në fillim të sezonit ishte afruar Jon Mersinaj i cili po luan rregullisht. /l.k./

Marrë nga http://nklokomotiva.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: