Ky është “arushi i menduar” që është shndërruar në yll, mund ta vizitoni vetëm nëpërmjet një lotarie

Ky është “arushi i menduar” që është shndërruar në yll, mund ta vizitoni vetëm nëpërmjet një lotarie
Arushi Xiang-Xiang ka mbushur 6 muaj, peshon 12 kilogramë dhe është shndërruar tashmë në një yll.

Dhjetëra mijëra turistë vijnë nga gjithë bota për të parë arushin Panda në kopshtin zoologjik Ueno, në Tokio.

Arushi është aq i famshëm, saqë kopshti zoologjik nuk mund të përmbushë kërkesat e gjithë turistëve që kërkojnë të prenotojnë një biletë.

Drejtuesit e parkut kanë vendosur të hedhin një lotari për të përcaktuar personat që do të mund të pajisen me biletë.

Deri tani, numri i personave që kanë aplikuar ka arritur në 270 mijë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: