Kuvendi miraton emrin e ri, zyrtarizohet Republika e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi miraton emrin e ri, zyrtarizohet Republika e Maqedonisë së Veriut
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar zyrtarisht me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese ndryshuar emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Përmes një komunikate të përbashkët për shtyp qeveria dhe Lëvizja BESA kanë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, me anë të cilës sigurohen votat e nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.

Pas tre ditëve të seancës së caktuar, Kuvendi sot mbylli votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshime në Preambulë, në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: