Kryemadhi: Studentët sot, si studentët e ‘90-tës që përmbysën diktaturën

Kryemadhi: Studentët sot, si studentët e ‘90-tës që përmbysën diktaturën
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Elbasanit, ku foli për protestën e ditës së hënë.

Sipas saj, studentët sot po bëjnë pikërisht të njëjtën gjë si studentët e viteve ’90-të, që përmbysën sistemin e diktaturës, Kryemadhi tha se kjo do të bëjë që ky vit akademik do të jetë një pikë e rëndësishme në historikun e tranzicionit shqiptar.

“Ditën e hënë fillon për studentët dhe gjimnazistët viti akademik, një vit akademik, i cili do të jetë një memorie e gjatë, por edhe një memorie shumë e bukur për studentët shqiptarë, por edhe për gjimnazistët. Sepse ky vit akademik 2018-2019 do të jetë një pikë në historikun e tranzicionit shqiptar, ku mbas 28 viteve rinia shqiptare ripërsëriti të njëjtin skenar, ripërsëriti të njëjtën protestë që bënë studentët shqiptarë në vitet 90-të për të përmbysur diktaturën komuniste dhe për të kaluar Shqipërinë nga një vend komunist, nga një vend diktatorial në një vend pluralist dhe me demokraci. Edhe pse pas 28 viteve tranzicion, ne përsëri diskutojmë dhe kemi problem demokracinë, diskutojmë dhe kemi problem mënyrën e të funksionuarit të shtetit, sesi qeveria nuk i dëgjon qytetarët e saj, se si qeveria i detyron qytetarët e saj të largohen nga Shqipëria.”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjithashtu, ajo e krahasoi qeverinë “Rama” dhe familjarët e kryeministrit me bllokun e udhëheqjes së regjimit komunist.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: