Krisja Inter-Icardi, klubi cakton takimin për të gjetur zgjidhje

Krisja Inter-Icardi, klubi cakton takimin për të gjetur zgjidhje
Kontrata e Mauro Icardit ka shkaktuar shumë kaos në zyrat e Interit, që në rast të një largimi eventual të kapitenit të tyre, skuadra do të humbiste balancën. Dhe për këtë, krerët e zikaltërve kanë caktuar të martën e javës së ardhshme si ditën për të vendosur pikat mbi "i", ku sigurisht pritet të përcaktohet edhe e ardhmja përfundimtare e Icardit.

Mjergullnajën rreth të ardhmes së Icardit e shkaktuan disa deklarata të njëpasnjëshme të Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtari. Në shfaqjen televizive Nara ka pohuar se akordi për një marrëveshje të re mes palëvë është shumë larg, ndërsa ka zbuluar edhe 4 oferta drejt tij. Megjithatë, kërkesat financiare që kërkon lojtari, 9 milion euro në sezon janë të pranueshme për Interin, i cili i ka ofruar deri në 7 milion.

Rreth të ardhmes së tij ka folur edhe ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili ka zbuluar se kontrata e Icardit do të zgjatet deri në vitin 2023.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: