Kontrolli i Lartë i Shtetit, Presidenti: Bujar Leskaj të qëndrojë ende kryetar!

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Presidenti: Bujar Leskaj të qëndrojë ende kryetar!
Kryetari i deritanishëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj duhet të qëndrojë në krye të këtij institucioni në zgjedhjen e kryetarit të ri. Dhe të mos ta delegojë drejtimin e tij ndaj zëvendësuesit që ka në detyrë.

Me një sugjerim të tillë ka dalë dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndaj situatës së krijuar së fundmi në institucionin e KLSH-së, ndërsa kryetarit të tij Bujar Leskaj i ka mbaruar mandati dhe ka deleguar detyrën ndaj zëvendëses së saj, Lindita Lati.

“Përsa i takon ushtrimit të mandatit si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas përfundimit të afatit 7-vjeçar të tij, kjo çështje është e zgjidhur nga vet ligji nr 154/2014 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shteti’ ku në nenin 24 parashikohet shprehimisht se: “Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Lartë të Kontrollit të Shtetit, ky i fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Ri”, thuhet ndër të tjera në një letër që Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Leskajt.

Letër kjo, të cilën ai ia ka vënë për dijeni edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe që vjen pasi KLSH-ja njoftoi më herët dje se pas përfundimit të mandatit, Lesaj i kishte deleguar kompetencat e kryetarit të këtij institucioni, zv/kryetares Lindita Milo.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: