Kongresi i rikthen Presidentit Tramp kandidaturën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë

Kongresi i rikthen Presidentit Tramp kandidaturën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë
Kongresi amerikan bllokon kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.

Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer për rishqyrtim presidentit Trump, i cili mund ta rinominojë Kavalec, ose përzgjedhë dikë tjetër për Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018.

Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit. /l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: