Kokainë nga Amerika Latine me avion në Greqi, e sillte organizata e drejtuar nga shqiptari

Kokainë nga Amerika Latine me avion në Greqi, e sillte organizata e drejtuar nga shqiptari
Një organizatë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine që drejtohej nga një shqiptar u shpartallua nga policia greke.

Shqiptari, identiteti i të cilit mbahet sekret për arsye hetimore, rezultoi edhe financues i organizatës e madje ka qenë i arrestuar më parë në Gjermani.

Autoritetet sekuestruan 36 kg kokainë që vinte në Greqi nga Brazili me rrugë ajrore.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

Ndërkohë që në pranga janë vënë 6 shtetas greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ky i fundit kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Amerikën Latine. /l.k./

Marrë nga www.iefimerida.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: