KLSH/ Përfundimi i mandatit të Leskaj, Meta i kërkon të qëndrojë në detyrë

KLSH/ Përfundimi i mandatit të Leskaj, Meta i kërkon të qëndrojë në detyrë
Pas përfundimit të mandatit të kryetarit të KLSH, Bujar Leskajt ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në përfundim të mandatit të Leskaj kompetencat e Kryetarit di t’i kalojën zv/kryetari Lindita Milo ndërkohë që Kuvendi në seancën e fundit të vitit të kaluar rrëzoi propozimin e Presidentit Meta, i cili propozoi për kryetare të KLSH-së Vitore Tushën.

Ndërkohë Meta, ka vendosur të mos dekretojë largimin e tij nga detyra si kryetar i KLSH.

Ai ka kërkuar nëpërmjet një letre që Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Sa i përket refuzimit të kandidaturës së Viktore Tushës, Meta shkruan se ai do të gjejë një emër të ri për t’ia propozuar Kuvendit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: