Kapja e 723 kg kanabis në Pogradec, kapen dy të kërkuarit

Kapja e 723 kg kanabis në Pogradec, kapen dy të kërkuarit
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Pogradec nën akuzën e trafikut të 723 kg drogë.

Në pranga përfunduan Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq si dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale që lidhen me trafikun e drogës.

Më konkretisht, më datë 30 tetor, në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, ndaj dy të arrestuar rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e kultivimit të bimëve narkotike pasi më datë 20.08.2018, në fshatin Velçan, u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: