Kapet i dehur pas incidentit në aeroport, Wayne Rooney përfundon në pranga!

Kapet i dehur pas incidentit në aeroport, Wayne Rooney përfundon në pranga!
Ish-kapiteni i Manchester United dhe i Kombëtares angleze, Wayne Rooney, përfundoi në pranga. Arrestimi i 33-vjeçarit ka ndodhur rreth datës 16 dhjetor, por lajmi është bërë i ditur sot nga mediat angleze.

Ai u kjap i dehur, por pas një incidenti që shkaktoi në aeroport. Pas arrestimit sulmuesi që luan aktualisht me DC United në SHBA është gjobitur me 25 dollarë dhe pagoi kostot e gjyqit, 91 dollarë, ndërsa lajmi u bë publik pikërisht kur ai shkoi të paguante detyrimet.

Ai është ndaluar nga Policia e Autoriteti Metropolitan të Aeroporteve të Uashingtonit, teksa më pas është dërguar në Loudoun, qendra e paraburgimit për të rritur më 16 dhjetor 2018, me akuzën e tejkalimit të masës së alkoolit dhe incidentit të krijuar.  “Rooney pas arrestimit u la i lirë pasi ishte i njohur për drejtuesit e policisë së kryeqytetit amerikan."-thuhet në mediat lokale.

Më herët, kur luante në Angli, sulmuesit i ishte hequr patenta për dy vjet për të njëjtën arsye.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: