Kalimi i Pulisic tek Chelsea, "shtron rrugën" e Hazard për tek Reali

Kalimi i Pulisic tek Chelsea, "shtron rrugën" e Hazard për tek Reali
Ndërkohë që Chelsea firmosi me sulmuesin e Borusia Dortmund Kristian Pulisic ky lajm shton spekulimet për një transferim të mundshëm të Hazard tek Real Madrid.

Pulisic do të mbetet në Dortmund deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi, dhe do t’i bashkohet klubit londinez më 31 qershor, për 64 mln euro.

Sipas Thë Mirror, Hazardi, e ka bërë të ditur më parë se ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së tij që të bëhej futbollist i “Los Blancos”. Kontrata e tij në Stamford Bridge përfundon pas 18 muajve dhe ai e dëshiron transferimin në Madrid, edhe pse nuk dëshiron ta lë keq klubin që i dha atij gjithçka deri më tani.

Transferimi i Pulisicit do të thotë se Hazardi do ta ketë më të lehtë transferimin në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Chelsea tanimë e ka gjetur një zëvendësues për të./f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: