Jori Delli: A më ngacmojnë lojtarët e Seria A? Vetëm ata të Juves!  

Jori Delli: A më ngacmojnë lojtarët e Seria A? Vetëm ata të Juves!  
Modelja dhe studentja shqiptare në Milano, tifoze e çmendur e Kombëtares kuqezi dhe e Juves

Shqiptarja Jori Delli, studente dhe modele në Milano, është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekurat dhe më të komentuara në rrjetet sociale, kjo pasi ajo preferon të postojë foto provokuese. Vajza në fjalë është bërë e njohur edhe  për simpatinë që ka shprehur për skuadrës Kombëtare të Shqipërisë si, dhe për origjinën e saj shqiptare.

Ajo u është përgjigjur në Instagram  pyetje të fansave që lidhen ne jetën e saj private. Gjeti rastin për të sulmuar edhe ish-mbrojtësin kuqezi, Leonado Bonucci. E njohur si tifoze e Juves, ajo pranoi se disa lojtarë të skuadrës italiane ku bën pjesë Cristiano Ronaldo i kanë çuar mesazhe, sikurse edhe një pilot i MOTO GP, ndërkohë që gjen rast të kritikojë Bonucci-n.

“A më ngacmojnë lojtarë të Serisë A? Po, nga Milano në Torino, por nga ata të Milanit nuk më ka shkruar njeri, ndërsa nga të Juves shumë. Bonucci? Nuk e kuptoj sesi ia dhamë shiritin e kapitenit kur në të kaluarën nuk kishte luajtur kurrë me Milanin. Persona të tillë më mirë t’i humbësh. A kanë tentuar të lidhen më mua pilotë të Moto GP? Vetëm një, por nuk e them emrin,” – u shpreh Jori Delli.