Ish-zëvendësministri socialist-Braçes: Mendoni se jeni zgjatur nga fakti që u bëtë zëvendëskryeministër?

Ish-zëvendësministri socialist-Braçes: Mendoni se jeni zgjatur nga fakti që u bëtë zëvendëskryeministër?
Erion Braçe u shpreh se 8 pikat që studentët kërkuan u plotësuan nga qeveria, prandaj edhe bëri thirrje që ata të lënë bojkotin e protestat e të ulen në auditore. Por “sot në auditore gjen pedagogë pa diplomë, të lidhur me krimin dhe që kërkojnë para për notën, madje dhe favore seksuale!,’ pretendoi Taulant Muka, ish-zëvendësministër Arsimi pak kohë më parë, por për vetëm dy javë, u tërhoq nga kjo detyrë dhe akuzoi politikanë të majtë e të djathtë, si dhe përfaqësues të lartë të oborrit akademik, se kanë kopjuar e kanë fituar grada shkencore në mënyrë abuzive.

Për këtë arsye Muka i është drejtuar sot edhe Braçes ironikisht mbi pretendimet e tij, tashmë në rolin e një zyrtari të lartë, duke i kujtuar rivlerësimet që po u bëhen dy prej politikanëve socialistë, të cilët akuzuar për plagjiaturë, apo të drejtuesve të Universitetit Publik, çka tregon se qeveria nuk e ka marrë seriozisht reformimin e Arsimit të Lartë.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës drejtuar Erion Braçes:

"Z. Braçe, mendoni se jeni zgjatur nga fakti qe u bete zevendeskryeminister?"

"Nëse se dini, nga eksperienca më lini t'ju bëj me dije se vetëm fjalën keni se vendimet i merr dhe firmos Kryeministri! Z. zëvendëskryeministër pa të drejtë firme por me të drejtë fjale, vetëm ju e besoni se 8 pikat që studentët kërkuan u plotësuan nga qeveria juaj, dhe sigurisht sot fajin nuk e shihni te vetja por te studentët."

"Në fakt studentët kërkuan VETING në arsim, duke filluar nga deputetët dhe ministrat socialistë që t'ju hiqej titulli akademik që kanë vjedhur, dhe të  mos shkelin në auditoret e universiteteve si pedagog. Por asgjë nuk ka ndodhur!"

“Blerina Gjylameti për shembull është e gjitha plagjiaturë dhe komisioni i etikës në Universitetin e Tiranës nuk ja ka hequr titullin akademik dhe as gradën shkencore.”

“Ervin Demo që nuk ka as diplomë masteri që ai pretendon se ka marrë në Angli, ende e ka titullin profesor dhe jo vetëm kaq, por ju po e kandidoni për kryetar bashkie në Berat. Ne fakt studentët kërkuan përgjegjësi, por deri më sot askush nuk u dënua për padrejtësitë që i është bërë të ardhmes së të rinjve në shkatërrimin e arsimit.”

“Edhe sot në auditore gjen pedagogë pa diplome, të lidhur me krimin dhe që kërkojnë para për notën, madje dhe favore seksuale! Edhe sot rektorët hajdutë që shefi juaj i publikoi me zë dhe figurë shkelin ligjin me duar dhe këmbë, por vazhdojnë të jenë rektor dhe të marrin vendime për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Ju duket normale kjo? Ndoshta juve po, sepse rrini 24 orë mes hajdutëve dhe kriminelëve të parlamentit! Ju nuk e doni VETINGUN në arsim, sepse ju nuk e doni arsimin cilësor!”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: