Ironia e Manjanit: Platforma e fundit e Universiteteve është e realizueshme, studentët të paguajnë lekët, pak shpejt se fillojnë kamatat!

Ironia e Manjanit: Platforma e fundit e Universiteteve është e realizueshme, studentët të paguajnë lekët, pak shpejt se fillojnë kamatat!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon me ironi ndaj platformës për universitetin të publikuar sot nga studentët.

Në një mesazh në rrjetin social Manjani shkruan: “Platforma e fundit e Universiteteve është e realizueshme plotësisht!

Ndaj studentët janë të lutur të paguajnë pak ato lekët. Pak shpejt madje se fillojnë kamatat.

Njëkohësisht të shkojnë pak dhe në mësim se fillojnë mungesat.

Nuk e di kush është autori i kësaj platforme, por e ka qa! As qeveria nuk do ta shkruante më bukur.

Ndoshta kaq ishte dhe fuqia e studentëve të një shoqërie që s'ka sy, veshë e gojë". /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: