Icardi larg Inter, agjentja konfirmon interesin e 4 gjigandëve

Icardi larg Inter, agjentja konfirmon interesin e 4 gjigandëve
Duket se Icardi nuk do të jetë edhe për shumë kohë pjesë e Inter.

Agjentja dhe bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara ka konfirmuar se marrëveshja për një kontratë të re me zikaltërit është gjithnjë e më larg.

Në një intervistë për "AS", Wanda ka zbuluar se momentalisht Icardi kërkohet nga 4 skuadra.

"Tani për tani, rinovimi i Icardi me Interin është shumë larg. Ne jemi larg arritjes së një marrëveshjeje. Shifrat për të cilat bisedohet në Itali nuk janë të vërteta dhe ende nuk kemi marrë një propozim të kënaqshëm nga Inter. Unë nuk do të mohoj se mund të arrijmë një marrëveshje, por tani jemi shumë larg. Nuk është logjike të ripërtërihet kontrata e Mauro-s për shumën që aktualisht fiton. Ne besojmë se Mauro vlen më shumë se kaq. Ka disa klube shumë të rëndësishme të interesuara për të nënshkruar me të. Për shembull, ekzistojnë dy klubet të mëdha në Spanjë, me të cilët kemi marrëdhënie të shkëlqyera, plus një ekip anglez dhe një francez", deklaroi Wanda Nara.

Besohet se interes për Icardin kanë shfaqur skuadra si Real Madrid, Barcelona, PSG, Chelsea ose Manchester United.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: