I mungon goli me Kombëtaren? Njihuni me “super-goditjen” e Balajt për festa! (nuk është Elita, as...)

I mungon goli me Kombëtaren? Njihuni me “super-goditjen” e Balajt për festa! (nuk është Elita, as...)
Bekim Balaj i cili luan me rusët e Akhmat Grozny mbylli një sezon të vështirë si me ekipin e tij, ashtu edhe me Kombëtaren kuqezi, kjo për shkak të dëmtimeve që e lanë në pjesën më të madhe të vitit jashtë fushave të blerta. I përfolur në janar se mund të ndryshojë ambient, sulmuesi shkodran është kthyer për festa në vendlindje, ku edhe në Tiranë ka gjetur kohë të mjaftueshme për pak momente romantike.

Vajza simpatike, që u bë e njohur tek emisioni i Ermal Mamaqit, në TV Klan, Kejvina Kthjella, është kapur në një mbrëmje gati intime me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.  

Kejvina shpesh “ngacmohej” në emision prej Ermalit se “c’thotë ai futbollisti i Kombëtares, ai portieri”  dhe fillimisht u aludua për një lidhje të saj me portierin e Lazio, Thomas Strakosha. Kjo për faktin e thjeshtë se ajo ka jetuar më herët në Itali, Romë, ku edhe portieri i Lazio, Strakosha, jeton prej kohësh.

Por Kejvina nën shoqërinë e mikeshës së saj, gjatë festave të fundvitit, kishte dalë në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut dhe Intv.al ka arritur të shkrepë një foto ku shihet shumë afër me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Balaj është përfolur në mediat rozë për lidhjet e tij me vajza të tjera të showbiz-it shqiptar si Elita Rudi, Ilda Bejleri e Viola Spiro. A mos është Kejvina goditja e tij e fundit?!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: