Greva e studentëve të Infermierisë, Boçi: Rama u dërgoi Forcat Speciale, tani i mban zvarrë me VKM

Greva e studentëve të Infermierisë, Boçi: Rama u dërgoi Forcat Speciale, tani i mban zvarrë me VKM
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi kujton grevën e studentëve të Infermierisë zhvilluar në vitin 2015.

Në një status në rrjetin social ai shkruan: “Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.

Në 2015, Rama i nxori duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.

Ky ka qenë në fakt standardi i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.

Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël!

Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale.

Atëherë ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.

Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!” /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: