Gjirokastritëve u bllokohen 240 mijë euro, dyshohen për fiksim rezultatesh në Europa League

Gjirokastritëve u bllokohen 240 mijë euro, dyshohen për fiksim rezultatesh në Europa League
Luftëtari në “gjurmët” e Skënderbeut, UEFA letër FSHF-së

Si të mos mjaftonte çështja “Skënderbeu”, futbollit shqiptar i shtohet një tjetër njollë.

UEFA pas dënimit shembullor të Skënderbeut për 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës dhe gjobës prej 1 milion euro, dënim që nëse nuk anulohet nga CAS, mund të çojë në shkatërrimin e  klubit, ka paralajmëruar edhe për dënimin e Luftëtarit.

Me një letër që i është dërguar FSHF-së dyshohet për fiksimin e ndeshjeve që Luftëtari zhvilloi në Kupat e Europës, çka ka sjellë edhe bllokimin e shpërblimit prej 240 mijë euro për klubin gjirokastrit, shumë që e përfitonte prej pjesëmarrjes.

Aktualisht Luftëtari është në krizë financiare.

Për pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019, UEFA nënvizon se “Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disiplinore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit.”

Pas hetimeve nga UEFA, nëse rezulton se ndeshjet e Luftëtarit konsiderohen të fiksuara, pritet një tjetër dënim shembullor për klubet shqiptare. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: