FLET SHEFI I KABINETIT, CICI/ Meta i sugjeron Ramës: Meqë Cakaj qenka kaq i ditur, bëje ministër të Kulturës

FLET SHEFI I KABINETIT, CICI/ Meta i sugjeron Ramës: Meqë Cakaj qenka kaq i ditur, bëje ministër të Kulturës
 

Shefi i kabinetit të Presidentit të Republikës, ka folur rreth vendimit të Ilir Metës për të mos e dekretuar shqiptarin e Kosovës, Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, duke përmendur papërvojën e tij dhe deklaratat e tij pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Arben Cici ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se vendimi i Metës është i turpshëm, dhe kërkimi e ndjesës ndaj Kosovës për mosdekretimin e Cakës.

Cici tha mbrëmë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë, dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Ai shtoi se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që ai është nga Kosova.

“Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo”, ka deklaruar Cici.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur..., ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.

“Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: