FILLON NGUJIMI/ Studentët bllokojnë dyert e Juridikut, hyrja vetëm... nga dritaret

FILLON NGUJIMI/ Studentët bllokojnë dyert e Juridikut, hyrja vetëm... nga dritaret
Protesta e studentëve ka nisur të përshkallëzohet.

Ndërsa një ditë më parë ata kanë nxjerrë nga auditorët tavolinat dhe karriget, sot ata i kanë grumbulluar duke bllokuar hyrjen e Fakultetit Juridik.

Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë të ngujuar deri të dielën, në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

Studentë dhe pedagogë që kanë ardhur për të bërë mësim, kanë ngelur jashtë.

Raportohet se janë rreth 100 studentë të ngujuar, ndërsa ata që kanë dashur të bashkohen me të ngujuarit, kanë hyrë nga dritaret, me gjithë pengesat nga policia private që ruan godinën.

Në sloganët e afishuar në vetratën e fakultetit, thuhet se fajin nuk e ka rektorati, por ligji.

Studentët kanë shtuar kërkesat e tyre edhe me kërkesën për abrogimin e ligjit “Për Arsimin e Lartë”.

Strategjia e re ka të ngjarë të “eksportohet” edhe në fakultetet dhe universitetet e tjera publike, në të cilat vazhdon bojkotimi i mësimit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: