Eurostat: Shqipëria gjeneron ende pak mbetje, krahasuar me vendet evropiane

Eurostat: Shqipëria gjeneron ende pak mbetje, krahasuar me vendet evropiane
Shqipëria gjeneron ende pak mbetje, krahasuar me vendet evropiane. Kjo është konfirmuar dje nga Instituti Evropian i Statistikave, Eurostat, sipas të cilit Shqipëria gjeneroi 436 kg mbetje për frymë për vitin 2017, duke u renditur në vend të 24 nga 38 shtete të raportuara.

Ku rekordin e tyre e mbajnë vende me industri të zhvilluar si Norvegjia (748 kg/frymë),  Danimarka (781 kg), Norvegjia (748 kg), Zvicra (706), Gjermania (633 kg) etj.

Ndërsa nivelin më të ulët në Europë për mbetjet e kanë Serbia (306 kg), Rumania (272 kg), Kosova (228 kg).

Por nga ana tjetër, Eurostat e rendit Shqipërinë të tretën në listën e atyre pak vendeve europiane që përdorin metodën e incenerimit për përpunimin e mbetjeve, ku në vend të parë është Gjermania, që ka përpunuara 27 kg/frymë, e ndjekur nga Sllovenia me 18 kg dhe e treta është Shqipëria me 7 kg për frymë.

Në total janë vetëm 9 shtete që e kanë përdorur metodën e incenerimit për përpunimin e plehërave në 2017-n, sipas raportimit të Eurostat.

Kurse sa i përket riciklimit, mund të thuhet se Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë me vetëm 76 kg/frymë në vit, që është sa gjysma e mesatares europiane prej 144 kg/frymë.