Ermali pushime romantike

Ermali pushime romantike
Çifti Fejzulahu, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, janë një nga familjet më të konsoliduara të mes artistëve shqiptarë.

Ata kanë tre fëmijë por edhe pse angazhimet e Ermalit janë të shumta dhe dita e mami Arianës e zënë me shumë punë, ata nuk harrojnë asnjëherë që të merren edhe me njëri-tjetrin.

Këtë herë ata kanë zgjedhur disa ditë pushime në Vienë, në Austri dhe mes shëtitjeve dhe humorit, po kalojnë pushime mjaft të bukura.