Emërimi i Cakaj, Basha: Papërgjegjshmëri politike, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjet e shtetit

Emërimi i Cakaj, Basha: Papërgjegjshmëri politike, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjet e shtetit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për ti besuar ministrinë e Jashtme Gent Cakajt.

Sipas kryedemokratit Rama u tregua i papërgjegjshëm me rastin e Cakajt, ashtu sikurse bëri me rastin e Sandër Lleshajt.

"Kanditatura e zotit Caka, nuk është kanditatura e përshtatëshme për ministër të Jashtëm. Kjo është bindja ime pasi kam parë dhe konfirmuar disa prej fakteve të bëra publike edhe në letrën e dërguar nga presidenti, kryeministrit. Çështja më e rëndësishme këtu nuk është standarti që po standarti që po vëndos presidenti, por standarti që po konsolidon kryeministri.

Problemi kryesor këtu nuk është standarti që po vendos apo ka vendosur presidenti, problem është standarti I vendosur nga kryeministri në dy emërime njëri pas tjetrit.

Si jurist, si kryetar I opozitës mund të them se papërgjegjshmeria politike e manifestuar me rastin e parë kur shkoi një ushtarak për tu dekretuar ministër I brendshëm në kundërshtim me Kuhtetutën dhe ligjet e vendit, ka shkuar shumë më thellë tani.

Tani është çuar për dekretim një tjetër person I cili ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për informacionin e klasifikuar. Tani këtu, kur ka skandale të përmasave të tilla si falsifikimi I dokumentave dhe vjedhja me 20 milion euro për një km, këtu ku kriminelët janë bërë deputetë e kryebashkiakë, kjo mund të duket shumë e vogël dhe ky është problem.

Në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, kandidati për ministër të jashtëm nuk mund të jetë një figure që ka shkelur kriteret minimale të ruajtjes së informacionit të klasifikuar. Në rastin konkret, sepse unë I marr të mirëqena argumentet e presidentit, sepse ka bërë verifikimet institucionale, është zbuluar se si zv.ministër I jashtëm ai ka shkelur detyrimin për të aplikuar dhe për tu pajisur me certifikatën e sigurisë së lartë, top secret dhe secret kozmik që është pasojë e certifikimeve kombëtare.

Nuk dëmtoj asnjë secret shtetëror nëse them se ministrat e jashtëm, zv.ministrat e jashtëm, ministrat e mbrojtjes, zv.ministrat e mbrojtjes, janë tashmë në kontakt jo thjeshtë me secrete të shtetit shqiptar, por edhe me secrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut", deklaroi Basha në studion e Opinion.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: