Ekspertët: Sivjet, shteti duhet të shlyejë borxhet e energjisë

Ekspertët: Sivjet, shteti duhet të shlyejë borxhet e energjisë
“Marrëveshja mbi vonesat dhe përmirësimi i pagesave nga subjektet publike”. Kjo është pika e parë nga do të fillojë zbatimi i planit strategjik të qeverisë për sektorin e energjisë elektrike. Me një afat kohor, deri në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm, ai synon gjetjen e një zgjidhje për detyrimet e të papaguara në mes të subjekteve të ndryshme shtetërore.

Ndërsa hapi i dytë është ai i ndarjes dhe ristrukturimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. “Ristrukturimi i OSHEE-së në përputhje me kërkesat ligjore dhe funksionale të ndarjes dhe përgatitja për ofertë publike”, citon ky plan.

Për të vijuar me hapin e tretë, zbatimi i hapjes së tregut dhe derregullimit të çmimeve “Zbatimi i vendimeve lidhur me hapat që duhen ndërmarrë për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimeve, si dhe zbatimin e kontratës universale të furnizimit ndërmjet OSHEE-së dhe KESH-it”, sqaron ky plan.

Për të vijuar më tej edhe me krijimin e një tregu shkëmbimi të energjisë.  “Vendosja ligjore dhe funksionale e shkëmbimit të energjisë në Shqipëri (APEX) në përputhje me Modelin e Tregut të miratuar dhe Rregullat e Tregut”, saktësojnë ekspertët.

Duke përfunduar edhe me masën e miratimit dhe zbatimit të skemës mbështetëse për konsumatorët në nevojë. “Sigurimi që hapja e tregut dhe derregullimi i çmimeve të kenë ndikim minimal negativ ekonomik ndaj konsumatorëve në nevojë dhe familjeve që vuajnë nga liberalizimi i çmimit të energjisë elektrike. Përcaktimi i skemës së mbështetjes për këto grupe”, argumentojnë ekspertët e qeverisë, lidhur me të.

 

 

2.01

Gv është kapaciteti prodhues i instaluar i Shqipërisë dhe që

mbizotërohet tërësisht nga hidrocentralet, duke siguruar në këtë mënyrë prodhim kryesisht hidrik të energjisë elektrike

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: