Edhe pse pa ski në këmbë, Aurela Gaçe thotë me bindje se është një skiatore e talentuar!

Edhe pse pa ski në këmbë, Aurela Gaçe thotë me bindje se është një skiatore e talentuar!
Kemi parë skiatorë dhe të pasionuar pas skive, por rrallë si Aurela Gaçe rrallë. Këngëtarja e njohur i ka befasuar fansat duke zgjedhur një stil të veçantë për të praktikuar këtë sport dimëror.

“Mbase ski në këmbë s'kam, por ama ski po bëj,” – u shpreh ajo dhe vazhdoi shpjegimin: -“Se po ta shohësh hollë-hollë, pozicionin e kam në rregull, madje jam në dishezë, ose ne zbritje.”

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, duket një skiatore e çuditshme pa ski në këmbë. Pasion?

“Nejse, pushimet kanë mbaruar me kohë, por seç ndjeva mall për këtë moment,” – shpjegon ajo, në imazhin që shpërndau për fansat në “Instagram”.

Aurela nuk ka treguar se ku i praktikon skitë, sikurse  nga fansat ka pasur edhe aludime se duket më e re në fytyrë dhe kjo foto mund të jetë realizuar prej saj shumë vite më parë.