E kërkojnë Fenerbahce e Galatasaray, Arbër Zeneli synon Anglinë dhe Spanjën

E kërkojnë Fenerbahce e Galatasaray, Arbër Zeneli synon Anglinë dhe Spanjën
Arbër Zeneli, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka refuzuar kalimin në Superligën turke, tek Galatasaray dhe Fenerbahce duke deklaruar se do të luaj në Angli, Spanjë, Gjermani apo Itali.

“Respektoj tifozët dhe klubin e Fenerbahce, por unë dua të shkoj në ligat më të mëdha. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por dua të luaj në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali”, shkruan ai në rrjetin social.

Mesazh mjaft domethënës ky nga ana e Zenelit, i cili në të shkuarën ka pohuar se është një tifoz i madh i Milanit, ndërkohë që njëkohësisht i mbyll derën Galatasaray, që kishte shfaqur interes për të. /l.k./

Marre nga www.footballfancast.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: