Ditëlindja / Azdren Llullaku, urim special të fejuarës së tij rumune 

Ditëlindja / Azdren Llullaku, urim special të fejuarës së tij rumune 
Ai është në pritje të një ftese nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Mesfushori kuqezi po i gëzohet në këtë momente jetës private dhe përgatitjeve me ekipin rumun në Turqi.

Azdren Llullaku ndodhet në Antalia, me ekipin e tij, Astra Giurgiu, ku edhe po zhvillon fazën përgatitore të dimrit.

Por impenjimet private, sidomos në një ditë të veçantë, nuk mund të lërë pas.

Kështu këtë të enjte Llullaku i ka dedikuar një urim të veçantë për ditëlindje vajzës me të cilën ka vendosur të lidhë më tej jetën, duke ndarë edhe një foto të veçantë me të.

Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime, i është drejtuar futbollisti i Kombëtares shqiptare të fejuarës së tij rumune, Roxana Gabriela.