Dita e 70 e protestës tek "Astiri", banorët ankohen për dhunë nga policia

Dita e 70 e protestës tek "Astiri", banorët ankohen për dhunë nga policia
Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta e banorëve të “Astirit” të cilët kundërshotjnë projektin e qeverisë për Unazën e Madhe i cili prek shtëpitë dhe pronat e tyre.

Në ditën e 70-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

Një nga protestuesit teksa iu drejtua kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markut, tha se policia e ka dhunuar në banesë së bashku me nënën e tij.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro. Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”, u shpreh një nga protestuesit./f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: